AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 13:28

Ishte me shokët në plazh, policia jep detajet për të riun nga Tirana që u mbyt në Gjirin e Lalzit

Ishte me shokët në plazh, policia jep detajet për të riun

Një person eshte mbytur në Gjirin e Lalzit. Gazetari i “Panorama” ben me dije lajmin, duke raportuar se nje person ka humbur jeten dhe ky eshte viktima e pare e sezonit te saponisur turistik.

Gjiri i Lalzit

Ngjarja ka ndodhur kete mesdite dhe alarmi eshte dhene nga shoket e te riut, nje djale rreth 22-vjec nga Tirana, qe kishte shkuar se bashku me nje grup shokesh per plazh.

Informacion paraprak

1-Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues  në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.