TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është duke u përballur me revoltë jashtë dhe brenda takimit që po zhvillon në Cërrik. Jashtë shkollës që zhvillohet “turi llogaridhënës” janë protestuesit e PD, ndërsa brenda janë qytetarët që i ankohen Ramës për problemet e përditshme. Mes tyre është një zonjë që thotë se në spital nuk kanë asnjë qetësues. Kryeministri i përgjigjet me arrogancë: “Po kërkoni qiqrra në hell, nuk ka spital për çdo qytet. Shkoni në Elbasan se Cërriku me Elbasanin afër janë”, përgjigjet ai. Ndërsa zonja i ankohet edhe për investimet në qytet, por Rama e anashkalon duke i thënë se këto janë punët e bashkisë. Sakaq, disa herë u thotë të drejtohen tek portali “Shqipëria që duam”, por qytetarët i thonë se as aty nuk kanë marrë përgjigje për ankesat e tyre.