TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të rinjtë e Partisë Demokratike janë konfrontuar me një nga oficerët e gardës në Elbasan, pak para nisjes së takimit të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët rajonalë.
Në videon e mëposhtme, dallohet makina e Kryeministrit Rama dhe një nga truprojat e tij që mbyll derën e makinës.
Vetëm pak metra më tej, në një cep një nga oficerët e Gardës (Shiko videon, personi i veshur me këmishë bezhë), shtyn të rinjtë duke dashur t’ju rrëmbejë nga duart pankartat.
Në këtë moment ka ndërhyrë një qytetar që ka kaluar aty afër, duke i thënë gardistit të mos iu afrohet më të rinjve.
Në këtë kohë, gardisti shtyhet mbrapa dhe vendos dorën tek arma. Nuk dihet arsyeja pse gardisti ka dashur të tregojë armën para të rinjve, për t’i neutralizuar apo kjo ka qenë një lëvizje instinktive./faxweb