TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Bisedimet me Greqine megjithe “terrin informativ”, duket se kane rene ne nje “pike te vdekur”, gje qe ishte e paralajmeruar nga ne”. Kështu thotë deputeti i PD Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale, reagim pas lajmit të një dite më parë ku thuhej se qeveria greke ka vendosur ta shtyjë për më vonë finalizimin e marrëveshjes paketë me Shqipërinë.
“Në sirtar, negociatat me Shqipërinë”, me këtë titull e përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se për shkak të debatit të brendshëm politik, pas marrëveshjes me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë, pritet që Rama dhe Tsipras të shtyjnë nënshkrimin e marrëveshjeve.
“Diplomacia jone eshte ne vorbullin e nje deshtimi te ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashteme tashme eshte tejkaluar pa rezultat”, vijon deputeti Shehu.
POSTIMI I PLOTE I TRITAN SHEHUT
Bisedimet me Greqine megjithe “terrin informativ”, duket se kane rene ne nje “pike te vdekur”, gje qe ishte e paralajmeruar nga ne.
Diplomacia jone eshte ne vorbullin e nje deshtimi te ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashteme tashme eshte tejkaluar pa rezultat.
Kjo ndodh se cdo gje, prej pese vitesh, po zhvillohet se prapthi, pa profesionalizem e pergjegjesi nga Rilindja per keto maredhenie.
Maredheniet shume te rendesishme me Greqine, mbasi u shkaterruan qellimisht nuk mund te arrijne ne nivelet pozitive e dinjitoze te viteve me pare me veprime aventureske, me qendrime e kerkesa te pa qarta e oshiluese, me kalime paradoksale nga perpjekjet bllokuese, tek servilizmat e leshimet “vomituese”.
Greqia eshte nje demokraci shume e vjeter, me nje diplomaci te konsoliduar, nje partner i yne strategjik me te cilen nuk mund te luhet me keto improvizime infantile, kercenime e me tej leshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmeri.
Nje politike e tille aspak serioze nuk mund te kete sukses e eshte e destinuar te deshtoje.
Ndersa ne lidhje me Mareveshjen e Kufirit Detar sic po e tregojne edhe zhvillimet, ne kete katraure te krijuar nga Rilindja ngel vetem nje zgjidhje dinjitoze e racionale per ne, ajo e drejtimit te Gjykata e te Drejtes ne Hage, me mirekuptim reciprok.
Keshtu ndodh kur te “hyn vetja ne qejf e kerkon te besh cubin” nje here e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “sherbetorit” te bindur, por ama dhe ky me dy “zoterinje”, gje qe e komplikon edhe me shume situaten, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike.
Fatmiresisht eshte e do te jete ne fuqi se paku edhe per 5 vite Traktati i Miqesise me Greqine i realizuar ne vitin 1996, se po te ishte per rilindasit…..!