TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sarajevë, kryeqyteti i Bosnje Hercegovinës. Pas vitesh mosinteresimi, BE po rikthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor. Foto: Andrew Testa për New York Times
Grekët protestojnë në Athinë, në shkurt, kundër përdorimit të emrit “Maqedoni” nga vendi fqinj. Foto:Valerie Gache/Agence France-Presse — Getty Images
Milorad Dodik, kryetari serb i Republikës Serbe në Bosnje, që ka status me gjysmë autonomi, vazhdon të kërkojë një referendum për pavarësi. Foto: Laura Boushnak, New York Times
Shumë mendojnë se është shumë ambicioze, meqë BE këmbëngul se këto vende duhet të zgjidhin problemet e shumta e plot emocione që kanë për kufijtë. Raporti i BE-së e pranon që në Ballkan ka shumë probleme të brendshme.
“Në këto vende ka elemente të qarta të kapjes së shtetit, lidhje me krimin e organizuar, korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe përzierje e fortë e interesave publike me ato private”, thotë raporti. “Ka prova të qarta që politika ndërhyn dhe kontrollon mediat si dhe mungon një pavarësi e plotë e gjyqësorit”, shton raporti. Po t’i shtosh këtyre detajeve edhe faktin që ekonomitë e Ballkanit nuk janë konkurruese, dhe që të rinjtë vazhdojnë të largohen në kërkim të punëve më të mira jashtë vendit, afrimi me BE-në duket i largët. Por tani është shtuar edhe interesi i Amerikanëve, kryesisht prej ndërhyrjeve Ruse, siç thotë A. Ross Johnson, nga Hoover Institution, i cili shton se Kongresi i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes një vlerësim të nivelit të bashkëpunimit që ka çdo shtet i Ballkanit me Rusinë. Rusia e ka thënë qartë që zgjerimin e NATO-s në Ballkan e quan të papranueshme. Moska u përfshi edhe në një përpjekje të dështuar për grusht shteti në Mal të Zi, në vitin 2016, para se vendi të futej në NATO. “Rusia po përpiqet të rivendoset në zonë nëpërmjet bizneseve dhe lidhjeve me qeverinë, kështu që kur këto vende të futen në BE, të fusin edhe influencën ruse”, thotë Galeoti. Strategjia është e ngjashme me atë që Kina dhe Rusia po bëjnë me Greqinë dhe Qipron, të cilat shihen si vende ku paratë ruse mund të pastrohen duke u kthyer në Euro. Rusia është angazhuar fort edhe me media, me faqe të Kremlinit si “Sputnik”, dhe plot të tjera të ngjashme, të cilat u bëjnë jehonë pakënaqësive për qeveritë. Z.Bildt vë në dukje investimet që po bën Rusia në pika kyçe të infrastrukturës serbe, si energjia. Edhe pse investimet ruse janë shumë pak në krahasim me ato që ofrohen nga vendet e BE-së, Serbia ka lidhje të natyrshme me sllavët ortodoksë të Rusisë si dhe mban mend mbështetjen e tyre gjatë luftës për Kosovën. “A është e vëmendshme BE për atë që po ndodh në Serbi?”, pyet z.Galeoti. Ai nuk mendon se nuk janë. “Politika e BE-së kanë mbështetur çdo gjë që ruan heshtjen në Ballkan, por kjo është e rrezikshme dhe krijon një mjedis të përkryer për lojërat e Moskës”, shton ai. Sipas tij, Brukseli duhet të angazhohet më shumë në ato që ofron dhe mënyra se si i kontrollon. Duhet të ofrojë shtysa të vërteta për reforma institucionale dhe sanksione të vërteta për ata që nuk i realizojnë. Një ish zyrtar i lartë i SHBA-ve e quajti zonën “fushëbeteja e re e Luftës së Ftohtë” dhe tha se Brukseli është shumë i ngurtë me mënyrat që përdor për t’i orientuar vendet e rajonit, dhe paratë që investohen nuk lidhen siç duhet me reformat që nevojiten. Ky zyrtar, që kërkoi të mbetet anonim për të ruajtur ndikimin në rajon, tha se vendet janë reformuar vërtet vetëm kur Brukseli dhe Uashingtoni kanë bashkëpunuar duke i detyruar politikanët e rajonit të largohen nga korrupsioni, kapja e shtetit dhe e gjyqësorit, si dhe duke mos i lejuar kompanitë ruse që të marrin mediat dhe pika kyçe të infrastrukturës. Por Europa nuk do të importojë më probleme brenda vetes. “Argumenti është që stabiliteti në Ballkan garantohet vetëm nëse bashkohen në BE”, tha Norbert Rottgen, kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme në parlamentin gjerman. “Por a është e vërtetë kjo?”, shtoi ai. “Nëse importojmë shtete të brishta në BE, importojmë edhe brishtësinë e tyre. Do të fusnim në BE vende të brishta, të hapura ndaj ndikime të huaja. Prandaj duhet të tregohemi të ashpër me kërkesat e pranimit”. Ironia e historisë, sipas z.Bildt, është se po të kishte ndenjur e bashkuar Jugosllavia, tani do të ishte futur në BE, madje më përpara se Rumania dhe Bullgaria. “Po të mos kishin ndodhur luftërat, e gjithë zona do të ishte në BE. Ballkani ka jetuar gjithnjë më mirë kur ka qenë i integruar në një strukturë më të madhe. Kjo ka qenë e nevojshme në të shkuarën dhe mbetet e nevojshme edhe sot. Dhe mundësia e vetme që kanë sot për ta bërë këtë është Bashkimi Europian”, tha ai. Z.Kuptchan mbetet optimist. “E dimë që kjo histori do të përfundojë me futjen e gjithë vendeve ish-Jugosllave në BE. Por kur do të ndodhë, është pyetja?”, tha ai. Steven Erlanger, New York TimesTop Channel