AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 10:47

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 42- vjeçari/ EMRI

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 42-

Policia ka arrestuar 42-vjeçarin Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

42-vjecari akuzohet për “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestimi u bë nga Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit. TPZ.AL