AKTUALITET, 14 Prill 2019, 10:44

FOTO+VIDEO/ Ish-deputeti i PD: Protestuesi mbahet i lidhur me pranga në spital, policia dhunë shtazarake


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, ku bashkë me ish-deputetin tjetër Bardh Spahia ndodhen në ambientet e spitalit nga ku marrin ndihmën mjekësore protestuesit e lënduar gjatë ditë së djeshme.

Përkrah foto Gjunkshi shkruan se policia ushtroi dhunë shtazarake ndaj protestuesve dhe qytetarëve, duke shtuar se janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimi dhe dhunimi.

Sipas tij, policia po mban të lidhur me pranga një protestues i cili ndodhet në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore si dhe tenton të pengojë përfaqësuesit e PD-së që ta vizitojnë.

Statusi i plotë:

Dhunë shtazarake e policisë kundrejt qytetarëve protestues. Janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimit dhe dhunimit të qytetarëve të ndaluar.

Ne ishim dhe pamë nga afër protestuesit e dhunuar në urgjencën e spitalit të traumës.

Policia , e pa aftë për të ndaluar bandat e krimit të organizuar, ne kundershtim me ligjin, mban të lidhur me pranga qytetarin në kushtet e shtrimit spitalor dhe tenton të na pengojë edhe neve.

[playlist type="video" ids="238250"]