AKTUALITET, 14 Prill 2019, 10:24

Bashkia gjobit PD-në pas protestës, Veliaj: Organizim i urinimit publik


Kryebashkiaku Erion Velia ka publikuar gjobën që Policia Bashkiake ka vënë kundrejt Partisë Demokratike, një ditë pas organizimit të protestës së 13 prillit.

Veliaj shkruan në Twitter se është e pesta herë që Partia Demokratike gjobitet për vandalizëm në protestat e saj.

“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.

Shashka dhe flakadanë hapën protestën e opozitës mbrëmjen e kaluar. Fillimisht protesta nisi tek kryeministria. Pas fjalës së liderit Basha, turma u nis drejt Parlamentit. Një makinë dhe një kioskë u dogjën. Mes përplasjeve, policia hodhi disa herë gaz lotsjellës. Si pasojë mbetën të plagosur 7 persona, 2 gazetar dhe 5 policë. Sot numri i protestuesve të shoqëruar në polici arriti 40 persona.

Ndërkohë në fotot dhe videot e publikuara, ranë në sy edhe një burrë i cili urinoi në derën e kryeministrisë.