AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 17:37

Gara në hapësirë/ Graviteti aspak problem për Usain Bolt (Video)

Gara në hapësirë/ Graviteti aspak problem për Usain Bolt

As graviteti nuk mund të ndalojë Bolt për të triumfuar. Usain Bolt ose ndryshe “më i shpejti në planet” që pas tërheqjes nga atletika po qëndron në një periudhë tranzicioni pas inuk po përshtatet mjaftueshëm me futbollin.  Megjithatë xhamajkani ka treguar edhe një herë se është gati të mbrojë titullin ‘më i shpejti në planet’ në çfarëdo kushtesh të mundshme.

Një garë e çuditshme dhe e pazakontë u zhvillua në kuadrin e një publiciteti që lidhet me një shampanjë, që do të jetë e para në botë që do të pihet në hapësirë.

 Brenda një avioni “Airbus A310” pa forcë rëndese, Bolt zhvilloi një garë, të cilën nuk mund të bënte gjë tjetër veçse ta fitonte, ndoshta jo për medalje të artë.

Për nga veçantia e saj, ajo me siguri do të jetë e regjistruar edhe në kurrikulumin e tij.