AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 16:33

"Dreka e fundit", Meta takim lamtumire me Donald Lu: Ja urimi special

Presidenti i Republikës Ilri Meta ka kaluar një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, para largimit nga Shqipëria.

Ka qenë vetë kreu i Shtetit që ka publikuar fotot nga takimi ndërsa vlerëson bashkëpunimin me ambasadorin Lu dhe thotë se e ka uruar për detyrën e re.

“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re! ????”, shkruan Meta.