AKTUALITET, 1 Nëntor 2019, 15:14

“Një realitet më i bukur pas një viti”, Rama ‘harron’ premtimin, aeroporti i Kukësit nuk është gati

“Një realitet më i bukur pas një viti”, Rama



Një vit më parë kryeministri Edi Rama premtoi se do të ndërtohej aeroporti i ri i Kukësit, ku edhe do të punësoheshin mjaft njerëz.

Aeroporti i ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit në realitet do të jetë më i bukur se këtu”, shkruante Rama një vit më parë për ndërtimin e këtij aerporti në Kukës.

Mesa duket kryeministri Rama e harroi premtimin e dhënë një vit më parë, pasi ende nuk ka përfunduar ndërtimi i këtij aeroporti dhe nuk dihet kur do të vihet në funksion.