AKTUALITET, 1 Nëntor 2019, 15:38

Dekriminalizimi/ Edi Rama kurrë nuk di gjë për aktivitetin kriminal të “rilindasëve” të tij



Që kur ka ardhur në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama është akuzuar nga opozita se po qeveris me krimin dhe se ka kriminalizuar Parlamentin, si kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar.

Por, edhe pse në vitin 2015 u miratua ligji i dekriminalizmit, për të pastruar parlamentin dhe institucionet, maxhorancës socialiste vazhdojnë t’i shfaqen emra të përfshirë në aktivitete kriminale. Edhe pse dekriminalizimi është kthyer prej vitesh në betejën e madhe të opozitës dhe ka marrë vëmendje të madhe në opinionin publik, Edi Rama, në këto vite kurrë nuk ka pranuar, madje i ka mbrojtur në çdo dalje publike emrat e përfolur dhe më pas të faktuar me të shkuar kriminale, ku spikat Elvis Rroshi, i arrestuar në Itali për përdhunim në grup.

Deri tani janë larguar si subjekt i ligjit të dekriminalizimit, katër deputetë: dy të LSI, një i PD dhe një Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, tre kanë dhënë dorëheqje si pasojë e presionit të lartë publik, dy të PS dhe një i Partisë Kristian Demokrate, dhe 57 kandidatë për deputetë u larguan me vendim KQZ në zgjedhjet e 2017-ës.

Në nivel lokal u larguan, një kryetar bashkie i PS në Kavajë dhe një po i kësaj partie pak kohë më parë në Shkodër dha dorëheqje, ndërsa dy janë në verifikim nga strukturat përgjegjëse. Subjekt i ligjit ishin dhjetëra këshilltarë dhe kandidatë për këshilltarë, mbi 80 zyrtarë bashkiakë si dhe mbi 150 zyrtarë dhe drejtues në institucione të tjera pjesë e ligjit

Por çfarë vihet re sot gati katër vite nga aplikimi i ligjit? Le ti marrim me radhë rastet:

Një ndër rastet më të bujshme dhe të akuzuar nga Partia Demokratike, ka qenë ai i Kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Gjatë një takimi në Kavajë atë kohë, Rama do të dilte në krah të Roshit duke i bërë karshillik akuzave të PD dhe duke thënë se opozita po akuzonte pa fakte.

VIDEO:

[video width="1280" height="658" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/mFm3Tv59781obvyXhR42_07_744a3b0074c7b26deb27484ab9c2c50c_video_720p_converted.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/69492885_424868498122107_5989777276102662317_n.mp4"][/video]

Por faktet treguan se Roshi ishte i dënuar dhe ju hoq mandati nga KQZ-ja. Kavaja shkoi në zgjedhje. Por, ky rast nuk do të ishte i vetmi, ku Kryeministri do të shfaqej në publik duke mbrojtur të përzgjedhurit e tij nga çdo akuzë që i bëhej nga Partia Demokratike.

Një tjetër rast i bujshëm ishte ai i zgjedhjeve lokale të këtij viti, ku edhe pse pa kundërshtarë, në Partinë Socialiste sërish do të dilnin raste të ngjashme me atë të Elvis Roshit. Para zgjedhjeve lokale të 2019, Edi Rama promovoi fort përzgjedhurin e tij në Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.

VIDEO:

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-08-13-at-12.32.18-2.mp4"][/video]

Fill pas zgjedhjeve moniste, Partia Demokratike publikoi dokumente që faktonin se Pjetri prekej nga dekriminalizimi dhe kjo gjë u verifikua më pas nga Prokuroria. Pjetri dha dorëheqjen ndërsa Rama reagoi shkurt duke u shprehur se përgjegjësi është individuale dhe se Partia Socialiste nuk mund të njolloset. Por seria e akuzave nuk do të ndalej këtu.

PD-ja publikoi sërish dokumente, që përfshinin këtë herë kreun e zgjedhur të Bashkisë Vorë, Agim Kajmakun, dhe në këtë rast Edi Rama, në një studio televizive e mbrojti kandidatin e tij, në një emision televiziv.

Sot, pas verifikimeve të prokurorisë, KQZ i hoqi Kajmakut mandatin.

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/498570730999843/

 

Por edhe pas këtij vendimi kryeministri sërish reagoi në Twitter duke u distancuar nga rasti në fjalë, por pa mbajtur asnjë përgjegjësi .

Opozita këmbëngul se ka emra të tjerë kryetarë Bashkisë, që i prek ligji i dekriminalizimit dhe njëri prej tyre është Mark Babani i Vaut të Dejës , por ajo ka paralajmëruar edhe emra të tjerë në ditët në vijim.

Rama i ka mbrojtur bashkëpunëtorët e tij të afërt, thuajse në çdo rast, por i ka braktisur shpejt sapo akuzat janë faktuar, duke u bërë të pamundura për t'u kundërshtuar. Kjo gjë ka ndodhur edhe në rastin e Vangjush Dakos, i cili rezultoi në disa përgjime ku flitet për vjedhje votash. Kryebashkiakut të pushtetshëm, por edhe të afërt me Ramës, SHBA-të kanë vendosur t'i ndalojnë hyrjen familjarisht në në territorin e tyre.

Video :

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/627947681032300/

Por, cilido të jetë skandali dhe sado të rënda të jenë akuzat, i vetmi njeri që nuk ka dijeni dhe shpreh habi të madhe kur i plasin këto "bomba", është kryeministri Edi Rama. Ai asnjëherë nuk di gjë, se ç'të kaluar kanë njerëzit që zgjedh si kandidatë për deputetë, apo për kryetarë bashkie, por gjithnjë "distancohet" nga këta njerëz, në momentin që provat bëhen të pakundërshtueshme.

 

 

/TPZ.AL/