TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh të fortë, për ata që i quan "kundërshtarët" e reformës në drejtësi.
Përmes një postimi në Twitter, Kim u ka bërë thirrje, të ndalojnë kërcënimet dhe gjuhën vulgare, ndërsa shton që ata nuk duhet të mendojnë, se veprimet e tyre janë të fshehta.
Kohët e fundit, SHBA-të dhe BE, kanë dhënë sinjale se ka një fushatë dezinformimi ndaj vettingut.
Duket se statusi i ambasadores, i drejtohet personave që janë të interesuar të godasin këtë proces, por ambasadorja dhe përfaqësues të BE, ende nuk kanë identifikuar publikisht se kush është personi që sipas tyre, ka ndërmarrë këto akte.
Postimi i Yuri Kim:
Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun.
Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.
Presidenti Biden e bëri të qartë në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare të 3 qershorit 2021 se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.