TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lewis Hamilton fiton lehtësisht Çmimin e Madh të Austrisë, i dyti në radhë për këtë sezon në Formula 1. Piloti britanik i Mercedesit, i cili e nisi nga “pole position”, udhëhoqi gjatë gjithë garës dhe e kaloi i pari vijën e finishit, i ndjekur nga shoku i skuadrës Valtteri Botas dhe holandezi i Red Bullit, Max Verstappen.
Vendi i katërt për makinën tjetër Red Bull, e pilotuar nga anglezi Alexander Albon, që la pas krahëve McLarenin e bashkëkombësit të tij Lando Norris dhe dy njëvendëshet Racing Point të meksikanit Sergio Perez dhe kanadezit Lance Stroll.
Top-10 kompletohet nga australiani Daniel Ricciardo, spanjolli Carlos Sainz dhe rusi Daniil Kvyat.
Fundjavë e errët më Ferrarin, ose më saktë moment krize në shtëpinë e “Kokëkuqjes”, pasi Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel u detyruan të tërhiqeshin që në xhirot e para pas një kontakti mes tyre.