SPORT, 10 Korrik 2020, 17:04

Ndeshja e Kupës rezulton fatale, infektohen nëntë lojtarë me koronavirus

Ndeshja e Kupës rezulton fatale, infektohen nëntë lojtarë me

Nëntë futbollistë të skuadrës së Lokomotiv Plovdiv dhe disa tifozë (numri i ultrasve që raportohet është 50), të cilët morën pjesë në festimet e fitores së Kupës së Bullgarisë kanë rezultuar të infektuar me Koronavirus.

Është ky lajmi i konfirmuar nga vetë klubi bullgar i Lokomotivës së Plovdivit. Diçka e tillë ka shkundur jo vetëm futbollin në vend, por edhe qeverinë, e cila menjëherë nëpërmjet një urdhri të ministrit të Brendshëm ka ftuar bashkiakët në Bullgari që të nisin të marrin masa dhe të mos e lejojnë më prezencën e tifozëve në stadiume, duke parë edhe shtimin e rasteve me “COVID-19”.