TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deian Boldor është pjesë e Partizanit prej një viti. Futbollisti rumun së bashku me katër lojtarë të tjerë, rezultuan me koronavirus, prandaj nuk luajtën mbrëmë, në barazimin 1-1 ndaj Tiranës.
Mediat në kryeqytet raportuan se lojtarin e kishin rrahur disa shokë skuadre, para pallatit ku ai banon, për shkak se i kishte infektuar. Megjithatë, vetë futbollisti rumun e mohon diçka të tillë.
Duke folur për gazetën “Gazeta Sporturilor”, Boldor hedh poshtë gjithçka që është raportuar në media dhe jep versionin tij të ngjarjes.
“Unë kam koronavirus, është e vërtetë, por jam në shtëpi dhe jo i shtruar në spital. Jam i shokuar, pasi të gjithë më telefonojnë të më pyesin nëse kam pasur sherr”, shprehet Boldor.
Mbrojtësi i Partizani më tej shton: “Nuk është e vërtetë që ka pasur sherr. Askush nuk është arrestuar, nuk ka pasur asnjë rrahje. Thjesht kemi diskutuar në një grup ‘WhatsApp’-i. Është shumë e shëmtuar që arriti deri këtu kjo histori”.