SPORT, 11 Korrik 2020, 23:57

Dy penallti shpëtojnë Juven nga humbja, Atalanta ndalet pas 12 fitoreve radhazi

Dy penallti shpëtojnë Juven nga humbja, Atalanta ndalet pas 12

Atalanta ishte shumë pranë mrekullisë në “Allianz Stadium”, ku dy penallti të akorduara për Juventusit nuk e lejuan të festonte fitoren e 10-të radhazi në Serinë A dhe të 13-ën në të gjitha kompeticionet.

Përfundoi 2-2 kjo sfidë në kuadër të javës së 32-të të Serisë A, që sërish e afron edhe më shumë “Zonjën e Vjetër” me titullin e radhës kampion, pasi diferenca me Lazion ndjekëse shkon në +8 pikë.

Dy herë kaloi në epërsi Atalanta, por po kaq herë Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, fillimisht duke kthyer baraspeshën pas golit të Zapatas në pjesën e parë e në limitet e kohës së rregullt pasi Milanovski kishte shënuar për rezultatin 2-1.

Të pakënaqur bergamaskët me vendimet e gjyqtarit, pasi në të dyja rastet prekjet me dorë ishin në distancë të shkurtër dhe të pavullnetshme, por pozicioni i dorë ndoshta nuk ka qenë në pozicion natyral.