TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Chelsea merr një goditje të fortë në përballjen me Sheffield Utd, humb 3-0 dhe në përfundim të javës së 35-të të Premier Leagues mund të rrëshqasë poshtë zonën Champions, në varësi të rezultateve që do të marrin Leicesteri dhe Manchester United.
Një ndeshje për t’u harruar nga skuadra e Frank Lampard, që pikërisht në momentin e saj më të mirë, bën një gabim që mund të rezultojë i pafalshëm. Në “Bramall Lane” të Sheffieldit ndeshja u zhbllokua në minutën e 18-të nga McGoldrick, që përfitoi nga një top i mbetur pranë zonës pas ndërhyrjes së portierit, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë.
Në minutën e 33-të McBurnie realizoi një gol të bukur me kokë, duke u dhënë epërsinë e dyfishtë vendasve, ndërsa në pjesën e dytë McGoldrick i dha goditjen përfundimtare Chelsea-t me golin e 3-0.