TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy shtetasve të Shqipërisë, A.M. dhe A.M. të arrestuar në Gjakovë të mërkurën, pasi në makinen e tyre u gjetën 31 kilogramë marihuanë.
Gjykata ka bërë të ditur se i dyshuari i parë, pasi kishte kaluar pikën kufitare “Qafë Morinë” në Gjakovë, e kishte parkuar veturën e tij te parkingu i qendrës tregtare “ETC” në Gjakovë. Pastaj bashkë me të pandehurin tjetër, me veturën e të dyshuarit të dytë kishin shkuar në drejtim të qendrës tregtare “Landi Star” ku janë ndaluar për kontrolle nga njësia anti-drogë.
“Meqenëse i pandehuri A. M. (1) e kishte të parkuar automjetin tek ‘ETC’, për të cilin kohë më parë kishte informacione se posedonte substancë të dyshuar për narkotikë, njësiti antidrogë, së bashku me të dyshuarit kanë shkuar tek vetura e parkuar pranë ‘ETC-së’ dhe gjatë kontrollit, në pjesën e pasme (bagazh), janë gjetur katër (4) thasë me substancë në formë bari e dyshuar për ‘marihuanë’, me peshë prej tridhjete e një (31) kilogramë e njëqind e dy (102) gramë”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 21 gusht 2019 dhe do të zgjasë deri më 20 shtator 2019.