TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndihmës sekretarja amerikane për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, viziton sot Kosovën.
Kirsten D.Madison do takohet me kryeministrin Ramush Haradinja.
Mediat kosovare raportojnë se ajo do bëjë dorëzimin e një donacioni për Agjencinë kosovare të Forenzikës.
Gjithashtu pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, për nxitjen e reformës në drejtësi dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.