AKTUALITET, 27 Dhjetor 2019, 16:18

Ndeshje bamirësie, ‘Air Albania’ ndez prozhektorët për ish-Kampionët e Botës dhe Europës

Ndeshje bamirësie, ‘Air Albania’ ndez prozhektorët

Më 10 janar, stadiumi “Air Albania” do të ndezë përsëri prozhektorët. Kësaj radhe, nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje të kampionatit shqiptar, por do të jetë një përballje që si kryefjalë do të ketë solidarizimim.

Pikërisht në Tiranë, do të zbresë Italia, kampione bote në 2006-tën, ish-lojtarët e Turqisë që arritën në gjysmëfinalen e Botërorit 2002, si dhe veteranëve të Greqisë që triumfoi në “Euro 2004”.

Të ardhurat e biletave do të shkojnë në ndihmë të personave që u prekën nga tërmeti.