AKTUALITET, 27 Dhjetor 2019, 14:58

Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, Meta dekreton tre ligje të rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot tre ligje të rëndësishme, që lidhen me tërmetin katastrofik të 26 nëntorit.

Kështu, Presidenti i ka hapur rrugë ligjit “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit”, si dhe ligjit “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

Gjithashtu, Presidenti Meta ka dekretuar edhe ligjin ”Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

il