TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Vitit të Ri. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Haradinaj në rrjetin e tij social “Facebook”.
Ai shkruan: “z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë”.
Postimi i Haradinajt:
Në prag të festës së ndërrimit të moteve kam pranuar një letër urimi nga presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Me urimet më të mira për Vitin e Ri 2020 nga z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë.
Faleminderit z. Meta. Urimet tona më të mira edhe për ju dhe Shtetin tuaj!
RH
