AKTUALITET, 27 Dhjetor 2019, 13:39

Murinjo i bindur: Unë e di të ardhmen e Eriksen, ma tha vetë futbollisti

Murinjo i bindur: Unë e di të ardhmen e Eriksen, ma tha vetë


Kristian Eriksen mund të largohet nga Totenhemi në merkaton e vers, duke i sjellë klubit disa të ardhura, ndërkohë që një largim në verë do të linte klubin duarbosh. Kontrata e tij me Totenhemin përfundon në fund të sezonit dhe largimi duket vetëm çështje kohe.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Murinjo u pyet nëse i trembet një largimi të mundshëm të Eriksen. Përgjigja e Murinjos ishte e qartë duke bërë të ditur se ai e di të ardhmen e futbollistit dhe zbuloi se ishte mesfushori ai që e ka bërë të ditur vendimin e tij për të ardhmen.

“Unë e di të ardhmen e tij. Mënyra se si Eriksen komunikon me mua është shumë e hapur dhe shumë e sinqertë. E besojmë njëri-tjetrin shumë kështu që e di mirë se çfarë do të bëjë. Nuk jam unë personi i duhur për ta zbuluar të ardhmen e tij apo për të folur. Unë jam i fokusuar vetëm në fushë dhe kur kemi nevojë për një dorë, ai është këtu”, tha Murinjo.