TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valon Berisha nuk po gjen hapësira te Lacio dhe transferimi i tij ka rezultuar një dështim në Romë. Mesfushori i Kosovës nuk po arrin të tregojë vlerat e tij me skuadrën e Inzagit dhe largimi duket i pashmangshëm.
Drejtuesit po punojnë që ta largojnë Berishën që në merkaton e janarit. Në drejtim të tij ka disa oferta nga klube italiane, teksa Verona dhe Breshia janë më të interesuara për të. Këta të fundit, shihen si favoritë për të fituar shërbimet e mesfushorit që mund të ndihmojë skuadrën për të shpëtuar këtë sezon.
Te Breshia, ai do të gjente edhe Emanuele Ndojn apo Mario Balotelin nëse nuk largohet në janar. Nga ana tjetër, me largimin e Berishës, Lacio synon që të afrojë në skuadër Marash Kumbullën.