TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shkëmbim zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kufirin greko-shqiptar mes një grupi grabitësish dhe policisë greke.
Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikola, Filat të Igumenicës, ku mësohet se policia greke ka pikasur një grup prej pesë personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.
Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikëve dhe dy skuadra të policisë kufitare. Pesë personat shoqëronin dy kafshë mushka. Gjatë tentativës për ti ndjekur, skuadra prej pesë personash hapi zjarr ndaj policisë dhe të njëjtën gjë bëri policia.
Tre prej tyre arritën të kalonin në tokën shqiptare, në një zonë pyjore ndërkohe që u kapen dy prej tyre, shqiptarë 16 dhe 46-vjeç. Gjatë kapjes, 46-vjeçari bëri rezistencë të fortë, duke plagosur lehtë një oficer policie.
Dy mushkat rezultuan të ngarkuara me katër bagëti të therura, të vjedhura në një stan në Agio Nikola, Filat.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup, ishte organizuar katër muajt e fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë. Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshë, i transportonin ato të gjalla ose të vrara me mushka drejt Shqipërisë ku i shisnin.