AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 21:29

Ndeshja me Barcelonën, Interi thyen rekord në Itali: 5.8 milionë euro nga biletat

Ndeshja me Barcelonën, Interi thyen rekord në Itali: 5.8 milionë

Ditën e nesërme skuadra e Interit do të luajë një ndeshje të vështirë përballë Barcelonës në “San Siro” dhe të gjithë tifozët zikaltër duket se janë të emocionuar. Kjo sfidë paraqet diçka të veçantë për ta pasi pikërisht një ndeshje e tillë është zhvilluar edhe në vitin 2010 ku skuadra zikaltër fitoi me rezultatin 3 me 1 dhe në fund rezultoi me fitoren e tripletës.

Megjithatë ajo për të cilën kjo ndeshje është e veçantë është fakti se tashmë ka thyer një rekord. “San Siro” nesër do të jetë e tejmbushur dhe fitimet që Interi do të marë vetëm nga shtija e biletave shkon në 5.8 milionë euro. Kjo është një shifër që nuk është arritur nga ndonjë klub italian.