AKTUALITET, 24 Mars 2021, 11:36

Ndërron jetë një pacient me COVID-19 në spitalin e Durrësit

Ndërron jetë një pacient me COVID-19 në spitalin e

Ditën e sotme në spitalin e Durrësit një pacient ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19.

Ende nuk dihet se çfarë gjinie apo moshe është viktima.

Ndërkohë momentalisht tri pacientë ndodhen në Reanimacion, ndërsa 48 pacientë ndodhen të shtruar në këtë spital.

Abc News raporton se ditët e fundit spitali i Durrësit ka një “frymëmarrje”, duke mos pasur të njëjtën mbingarkesë krahasuar me ditët e kaluara, pasi ka pasur një ulje të qytetarëve që kërkojnë shërbim në këtë spital.