AKTUALITET, 24 Mars 2021, 08:30

Thaçi dhe ish-luftëtarët e UÇK, do të dalin sot para Gjykatës së Hagës

Thaçi dhe ish-luftëtarët e UÇK, do të dalin sot

Ditën e sotme do të dalin sërish para Gjykatës në Hagë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe anëtarë të tjerë të UÇK, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për krime lufte.

Mësohet se seanca për Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet në orën 11:00.

Kujtojmë se seanca e kaluar ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 16 shkurt ku avokatët kërkuan më tepër kohë për t’u njohur me akuzat.