AKTUALITET, 24 Mars 2021, 09:54

Dyshohet se vrau Shkëlzen Kastratin, Albert Zaja del para Gjykatës së Fierit

Dyshohet se vrau Shkëlzen Kastratin, Albert Zaja del para Gjykatës

Gjykata e Fierit është blinduar ditën e sotme nga FNSH për masën e sigurisë së Albert Zajës, autorit të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt.

FNSH ndodhet pranë Gjykatës me skafandra dhe jelek antiplumb në trup.

Zaja u arrestua të dielën në Nikël të Fushë Krujës ndërkohë të dyshuar për vrasjen e Kastratit janë edhe Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio Cara 39 vjeç.