AKTUALITET, 24 Mars 2021, 10:23

Ishte e intubuar, COVID-19 i merr jetën infermieres nga Librazhdi

Ishte e intubuar, COVID-19 i merr jetën infermieres nga Librazhdi

Infermierja Fatime Poçi ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e kanë bërë publik “Urdhri i Infermierit shqiptar”. Mësohet se Infermierja ishte e shtruar prej një muaj tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej dy ditësh ishte futur në intubim për shkak se covid-19 kishte përkeqësuar shëndetin e saj.

Njoftimi:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

Ndarja nga jeta e znj. Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.