TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nj 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë një vajzë të mitur.
Po ashtu, efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e një 27-vjeçari pasi është kapur me lëndë kanabis.
Të arrestuar janë dhe: P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale, si dhe M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.
Njoftimi i policisë:
Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpërpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 27 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.