TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
24 marsi, shënon 22 vjetorin e nisjes së bombardimeve të forcave të NATO-s mbi Serbinë.
Në vigjilje të kësaj date, historike për Kosovën, kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka vlerësuar rolin që Presidenti atëhershëm i SHBA-ve, Bill Clinton, kishte në bombardimin e Beogradin dhe mbrojtjen e Kosovës.
Ai gjithashtu, e ka cilësuar këtë ditë, si një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Postimi i plotë:
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane