AKTUALITET, 9 Shtator 2018, 16:59

Ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujës 35-vjeçari nga Cërriku (Emri)

Ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujës 35-vjeçari

Një 35-vjeçar nga Cërriku ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në burgun e Fushë-Krujës. Ai kishte qenë në qeli dhe nuk ka dalë me të burgosurit e tjerë në ajrim.

Nga të dhënat zyrtare, mësohet se ngjarja ka ndodhur dje, kur shtetasi me iniciale E.Y., 35 vjeç, banues në Cërrik i cili vuante dënimin në IEVP Fushë Krujë është ndjerë keq.

Ndonëse nuk ka shumë detaje, policia thotë se nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Një grup hetimor është ngritur për rastin dhe po mblidhen të gjitha provat dhe dëshmitë edhe nga të burgosurit e tjerë.

Policia ka referuar materialet hetimore e procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.