AKTUALITET, 9 Shtator 2018, 15:46

Meta këshillon Thaçin: Normalizim përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Meta këshillon Thaçin: Normalizim përfundimtar të
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Meta në një postim në Facebook, shkruan se e rëndësishme është rritje e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët.

"Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme", shkruan Meta. https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1920090094703921