TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sherr masiv ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit në sheshin e Cascine në Firence, teksa policia italiane ka identifikuar dhe ndaluar 11 shtetas indianë, dy nga Sri Lanka dhe një nga Shqipëria.
Mendohet se sherri ka nisur si një debat i thjeshtë më pas ka degjeneruar në dhunë masive, nga dy grupe.
Gjatë sherrit, siç shkruajnë mediat italiane janë përdorur shishe, sinjalistike rrugore dhe mjete të tjera të forta.
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa policia po mundohet të zbardhë të gjithë episodin duke përdorur edhe kamerat.