TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, të dielën, e ka konsideruar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë si prag lufte për shkak të tensionit të lartë me të cilën u shoqërua.
Spahiu nënvizon se objekt i sulmit nuk duhet të jetë presidenti serb, por ai kosovar. Për të, ai që po tradhton interesat e kombit të vet është Thaçi dhe jo homologu i tij serb.
“Prag lufte në Kosovë! Në fakt shqiptarët duhet të sulmojnë në Drenicë vetëm Thaçin dhe jo Vuçiçin. Tradhtari është Hashimi që po ndan Kosovën. Vuçiçi mbron interesat e kombit të vet dhe nuk është si politikanët besëprerë shqiptarë. Armiku s’goditet me gurë në shtëpi, kur e ka ftuar kryefamiljari”, shprehet ish politikani.