TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas reagimit të QSUT, deputetja e PD publikon mesazhet e qytetarëve me hemofili: E vërteta gjithmonë dhemb
Orjola Pampuri publikon mesazhin që një i sëmurë me hemofili i ka dërguar Ministres së Shëndetësisë dhe nuk ka marre përgjigje deri mbrëmë. Nga mungesa e faktorëve, i janë dëmtuar artikulacionet, nuk heq dot dhembet, sepse hemoragjia i rrezikon jetën. Ministrja hesht për të sëmurin dhe publikisht gënjen me reagimin e QSUT.
Postimi i plotë
Si gjithnje e verteta dhemb, por kur e verteta eshte ne ndihme te qytetareve ajo duhet te prevaloje. Faktet hedhin poshte cdo iniciative per te baltosur te verteten e te palarat qe u dalin ne shesh nga shendetesia e deshtuar e ketyre 5 viteve. Ja njeri prej pacienteve me hemofili i cili endet ne meshire te fatit, duke kerkuar faktorin, qe nuk mundet t’ia siguroje QSUT. Shpresen e fundit e ka gjetur tek ministrja e cila, eshte e zene me shperndarjen e librave e raste te tilla nuk i vlereson si prioritare. Edhe pse nuk eshte kjo zgjidhje. Zgjidhjen e jep sistemi i cili sot eshte ne dore te koncensionareve korruptive.
“Po luhet me jetën e pacientëve” QSUT i përgjigjet akuzave të PD: Të pavërteta
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nene Tereza” sqaron opinionin publik, në lidhje me deklaratën e publikuar sot në media nga selia e PD, sipas te cilës ka mungesa të medikamentit “faktor” 7, 8, që shërbejnë për mpiksjen e gjakut tek të sëmuret me hemofili.
“Nuk ka asnjë të vërtetë në deklaratën e PD dhe nuk ka mungesa te medikamentit ne fjale, ne QSUT. Faktori 7, 8 dhe 9 është shpërndare dhe vazhdon të shpërndahet rregullisht për pacientët që kanë nevoje për të, sipas përshkrimeve ne receta te mjekeve hematologe ne QSUT. Sigurojmë qytetaret se jemi duke punuar çdo për të përmirësuar standardet e trajtimit të pacienteve që kurohen në QSUT. Me keqardhje vërejmë se, këto deklarata te pavërteta përveçse dezinformojnë opinionin publik, njollosin padrejtësisht dhe pa asnjë baze vërtetësie, punën tone e përditshme te stafit te QSUT ne shërbim te pacienteve”, ka qenë reagimi nga QSUT.
PD akuza Manastirliut: Po luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, nëse qeveri nuk do të shpenzonte për luks….
Deputetja e PD, Orjola Pampuri në një dalje për mediat tha se 300 pacientëve me hemofili në QSUT u rrezikohet jeta, pasi mungojnë faktorët që shërbejnë për mpiksjen e gjakut.
“Akoma më mizore është sjellja e vetë Ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili. Ata nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë”, deklaroi ndër të tjera Pampuri.
[caption id="attachment_148240" align="alignnone" width="675"]
Deputetja e PD, Orjola Pampuri[/caption]
Është rregull i qeverisë së Edi Ramës se sa më i pamundur të jetë një qytetar, aq më shumë do të braktiset nga qeveria.
Ky rregull vlen sot më shumë se asnjëherë për të sëmurët me hemofii, jeta e te cilëve varet nga faktorët e mpiksjes së gjakut. Ata njihen si faktorët 7, 8 dhe 9, të cilët shërbejnë për mpiksjen e gjakut.
Faktorët për pacientët me hemofili mungon në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ose vjen në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera.
Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve.
Akoma më mizore është sjellja e vetë Ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili.
Ata nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë.
Nëse kjo qeveri nuk do të shpenzonte për luks, ilaçi për hemofilikët nuk do të mungonte asnjëherë.
Vetëm në 8 muaj qeveria e Edi Ramës ka harxhuar mbi 6 milionë euro për të bërë zyrat veta të rehatshme dhe luksoze, ndërsa qindra të sëmurë me hemofili rrezikojnë të invalidizohen nga mungesa e Faktorit.
Keto para dhe ato që abuzohen me tendera të tjerë korruptivë nga Ministria e Shëndetësisë, mjaftojnë për të blerë faktorët për pacientët hemofilikë dhe për t’u krijuar atyre kushtet të kurohen në qytetet ku banojnë, pa qenë nevoja të torturohen disa herë në muaj nga ardhja në Tiranë.
Por kjo neglizhencë e qeverisë ndaj tyre ka detyruar që shumë prej tyre të emigrojnë e të gjejnë në vendet ku kanë shtuar shërbimin, i cili u kishte munguar në vendin e tyre.
Politika e kësaj qeverie për të harxhuar, nga njëra anë, miliona euro për luks apo për të paguar miliona euro të tjera në vit konçesione të dështuara në shëndetësi dhe, nga ana tjetër, braktisja e të sëmurëve me hemofili, me kancer apo me sëmundje të tjera të rënda që kushtojnë, është një politikë çnjerezore, e papranueshme!
Anullimi i koncesioneve korruptive, që paguhen 75 milionë euro çdo vit nga taksat e shqiptarëve dhe përdorimi tyre për shëndetin e qytetarëve është prioritet kryesor për Partinë Demokratike!