AKTUALITET, 3 Prill 2020, 16:17

Ndërrojnë jetë tre të moshuar, shkon në 56 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Ndërrojnë jetë tre të moshuar, shkon në 56 numri i

Në Greqi, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë brenda orëve të fundit tre persona.

Sipas raportimit të mediave vendase, së fundmi ka humbur jetën një paciente 72-vjeçare. Më herët gjatë së premtes ndërruan jetë edhe një 66-vjeçar e një 78-vjeçar.

Sa i përket të moshuarës, thuhet se ajo po merrte kujdes shëndetësor në një spital në Selanik, ku edhe ndërroi jetë pasi ishte intubuar. Raportohet se e moshuara kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Ndërsa, deri më tani numri i të infektuarve në Greqi mbetet 1,544, gjithsesi për pak zëdhënësi i Ministrisë së Shënderësisë pritet që të japë shifrat për të premten.