AKTUALITET, 3 Prill 2020, 15:09

Mbi 1500 të infektuar në Greqi, 56 persona humbin jetën nga Covid-19

Mbi 1500 të infektuar në Greqi, 56 persona humbin jetën nga

Greqia numëron sot plot 1544 të infektuar me Covid-19. 56 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Në anijen “Eleftherios Venizelos” të ankoruar dhe karantinuar në Pire numri i të infektuarve ka shkuar në 119. Në fund të marsit anija u ndalua në Pire dhe nuk u lejua zbarkimi i udhëtarëve për shkak të rasteve me koronavirus.

Autoritetet greke po mbajnë nën vëzhgim anijen dhe po kujdesen për pacientët. Po ashtu rastet e para janë shënuar në ishujt turistikë të Kos dhe Mykonos.