TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri britanik, Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në izolim, pasi ende nuk është shëruar nga koronavirusi. Mësohet se ai ka ende simptoma të COVID-19, përfshirë temperaturën.
“Edhe pse ndjehem më mirë dhe i kam kaluar shtatë ditët e izolimit, vazhdoj të kem simptoma të lehta. Kam ende temperaturë, kështu që në përputhje me këshillat e qeverisë, duhet të vazhdoj izolimin tim derisa të kalojë kjo simptomë”, tha në një mesazh Johnson në Twitter.
Kujtojmë se kryeministri britanik doli pozitiv në testin që iu nënshtrua të premten e kaluar.
Ndonëse i sëmurë, ai po vazhdon të punojë nga shtëpia. Johnson po ashtu u bëri thirrje qytetarëve britanikë që të mos dalin nga shtëpitë.
Britania, si edhe vende të tjera të botës, po përballet me pandeminë globale, ku deri më tani ka nbi një milion të prekur në mbarë planetin.