AKTUALITET, 3 Prill 2020, 14:03

“Flet për koronavirusin si parashikues horoskopi”- Vasili thirrje Ramës për testimin masiv: Lëre Iranin, por shiko Gjermaninë

“Flet për koronavirusin si parashikues horoskopi”- Vasili


Pas videos së rëndë të publikuar nga kryeministri Edi Rama nga Irani ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në facebook, Vasili i ka bërë thirrje Ramës që të aplikojë testimin masiv tek qytetarët si e vetmja rrugë për shpëtimin nga kjo pandemi.

Vasili i kërkon kryeministrit që të mos shohë Iranin, por Gjermaninë dhe të mos flasë për pandeminë si parashikues horoskopi.

Postimi i Vasilit:

Edi Rama lere Iranin.

Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bej testime.

Mos vazhdo ti genjesh me shtetrrethim dhe izolim antishkence, por bej testime.

Rruga qe Organizata Boterore e Shendetesise kerkon është bej testime.

Edi fute ne koke, Testim do thote:

-Te veshin diagnostikimin per qytetaret e prekur

-Te mbrosh qytetaret e tjere nga prekja.

-Te marresh masa te verteta dhe me vlere per kufizimin e infeksionit

-Te parashikosh aftesi e spitaleve per te semuret rende.

-Te parashikosh ecurine dhe mundesine e daljes nga pandemia.

-Te kufizosh demin shendetesor dhe ate ekonomik.

Edi pa deshmi cdo fjale e jotja eshte e mundur genjeshter, eshte te flasesh kodra mbas bregut, eshte antishkence.

Boll bere xherahun.

Edi ti flet per pandemine si parashikues Oroskopi.