AKTUALITET, 3 Prill 2020, 14:22

Gjendja e dy pacienteve te spitali COVID 2 e rëndë, të dyja të intubuara

Gjendja e dy pacienteve te spitali COVID 2 e rëndë, të dyja


“News 24” ka publikuar detaje të reja për gjendjen e pacientëve të infektuar nga COVID 19, të transferuara nga Infektivi te Sanatoriumi.

Pacientët e transferuar dje janë tre, dy gra të moshës 50 dhe 56 vjeçe, të dyja në gjendje të rendë shëndetësore, të intubuara.

Ndërsa gjendja e një pacienti tjetër mashkull, paraqitet më e stabilizuar. Ai mësohet se po mbahet në terapi intensive me oksigjen.

Vonesa e transferimit të personave nga Infektivi te “Shefqet Ndroqi” ka ardhur se fillimisht u zbraz reaminacioni i Sanatoriumit.

Pjesa më e madhe e pacientëve u transferuan drejt Elbasanit, ndërsa një pjesë e tyre tre apo katër që kishin mbetur, kanë shkuar në urgjencën qendrore të QSUT.