AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 10:10

Ndërpritet puna në doganën e Qafë-Thanës, shkaku

Ndërpritet puna në doganën e Qafë-Thanës, shkaku

Një ditë pas vizitës dy-ditore në Tiranë e kreut të kuvendit të Maqedonisë, Telat Xhaferi ndërpritet puna në kufirin shqiptar me shtetin maqedonas.

Autoritetet njoftojnë se puna në doganën e Qafë- Thanë ndërpritet nga ora 17.00 deri më 18:00, pra vetëm për një orë.

Mësohet se shkak për ndërprerjen e punës në pikën kufitare nuk ka lidhje me vizitën e Xhaferit, por për shkak të protestës së opozitës maqedonase. Pas orës 18.00 pritet që puna të vijojë normalisht.