AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 12:38

Ndërhyn Ambasada Amerikane: Zgjidhni kryeprokuror të përkohshëm me shumicë të thjeshtë!

 

Gjatë debateve të nxhehta mes mazhorancës dhe opozitës  në komisionin e ligjeve, lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurorit, ka ndërhyrë ambasada amerikane me anë të një deklarate. Sipas ambasadës, kryeprokurori duhet të zgjidhet sipas rekomandimeve të OPDAT dhe EURALIUS, pra duhet të zgjidhet një kryeprokuror i përkohshëm, me shumicë të thjeshtë.