AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 12:29

Alibeaj: Një gjë e pazakonshme po ndodh, ju po kapni Prokurorin e Përgjithshëm, është fakt

Alibeaj: Një gjë e pazakonshme po ndodh, ju po kapni Prokurorin e

Deputeti  Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje mazhorancës për  që ti thërras  arsyes në këtë proces tepër të rëndësishëm për vendin, siç është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Një gjë është e vërtetë. Sot ju po filloni procedurën për të emëruar Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Çështja nuk ka qenë në kalendarin e punimeve që dy ditë më parë e miratuam. Ku e gjen të drejtën Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit apo Komisioni i Monitorimit të iniciojnë një procedurë parlamentare.

Kjo nuk është një tentativ, një aludim që mazhoranca kërkon të kap Prokurorin e Përgjithshëm, është fakt. Ju po filloni procedurën për të rrëmbyer  Prokurorin e Përgjithshëm. Ju mund të keni dhe probleme personale me Llallën, por kam përshtypjen se keni probleme më të mëdha me dosjet e rënda, që Llalla po i çon sot përpara gjykatës.

Midis jush dhe nesh është e lehtë të mprehim armët dhe luftojmë kundra njëri-tjeterit, jo vetëm për të mbrojtur  apo luftuar kundër një individi.

Ftesa ime është që t’i thërrasim arsyes dhe të pozicionohemi para Kushtetutës.

Është ftesa e parë që e bëj si jurist. Ftesa është dhe politike, sepse nëse do të hidhni këtë hap të gabuar në këtë qorrsokak kushtetues dhe politik, do të acaroni klimën politike të këtij vendi, kur nuk ka asnjë arsye ta bëni. Do të bëni kapje të sistemit të drejtësisë, do të godisni besimin tek publiku. 95% e publikut donte Reformën në Drejtësi. Jo po godisni parimin e ndarjes së pushteteve “ deklaroi Enkelejd Alibeaj.  /TPZ.AL/