TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama reagon për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.
Rama shkruan në rrjetet sociale se humbja e Finos është e pabesueshme.
Kreu i qeverisë thekson se sot është ditë zie dhe aktivitetet elektorale të PS do të ndalen për të nderuar kujtimin e tij.
Deputeti socialist humbi betejën me Covid-19, pasi prej ditësh ishte i shtruar në spital.
Postimi i Ramës:
E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më!
Nuk kam fjalë?
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.