TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 58-vjeçare, ish kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Mësohet se Fino është ndarë nga jeta sot rreth orës 04.00 të mëngjesit, ndërsa prej disa kohësh po luftonte me COVID-19.
KUSH ISHTE BASHKIM FINO?
Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.
Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.
Ndërsa në periudhën 2004, ishte Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Fino ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidat për deputet i PS-së në qarkun e Fierit, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
