AKTUALITET, 28 Mars 2021, 20:12

Erisa Xhixho takon banorët e njësisë 2 në Tiranë: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë dita e ndryshimit të Shqipërisë

Erisa Xhixho takon banorët e njësisë 2 në Tiranë:
Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, ka zhvilluar takime me banorë të njësisë bashkiake numër 2 në Tiranë. Xhixho thekson se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë dita e ndryshimit për Shqipërinë. Postimi i nënkryetares së LSI-së Erisa Xhixho: Çdo ditë që kalon më forcon bindjen se 25 prilli do të jetë padyshim dita e ndryshimit. Në takimin e ditës së sotme në njësinë bashkiake nr.2 refreni i bisedës me secilin qytetar është urgjenca e largimit të kryeministrit që rrënoi vendin dhe çdo familje. Në rrugën “Ali Visha” ke të njëjtën panoramë si në gjithë Tiranën, infrastrukturë e keqe, papunësi, biznes i falimentuar, qytetarë në mjerim, të rinj që duan të largohen nga vendi… Qytetarët nuk mund të falin abuzimin, papunësinë, mashtrimin, emigrimin e detyruar. Jam besimplotë se më 25 prill të gjithë do jemi që në mëngjes herët në radhë në kutitë e votimit për të votuar LSI me programin e saj për ndryshimin që të gjithë mezi e presim. #shqipëriashtëpiajonë #voto nr.6 LSI #voto nr.2 Erisa Xhixho

Çdo ditë që kalon më forcon bindjen se 25 prilli do të jetë padyshim dita e ndryshimit. Në takimin e ditës së sotme në...

Posted by Erisa Xhixho on Sunday, March 28, 2021