TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me nga një gol në çdo pjesë loje: Kejn 38' dhe Maunt 63', Anglia mposhti lehtësisht Shqipërinë 2-0 në “Air Albania”, në sfidën e shumëpritur nga tifozeria shqiptare. Takimi është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” u luat pa praninë e shikuesvee për arsye edhe të masave anti-COVID.
Pas fitores modeste 1-0 ndaj Andorrës, Kuqezinjtë e Edi Reja pësuan humbjen e parë ndaj një prej ekipeve më të mira të botës dhe favorite e grupit, duke mbetur në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve.
Shansin e parë të artë e patën tanët, me anë të Uzunit, i cili nuk arriti të shënonte, teksa i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat.
Dy gola nga Kejn dhe Maunt por edhe një traversë dhe një shtyllë nga Kene dhe Foden në sfidën e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar për Anglinë e Southgate që u tregua racionale duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për një biletë në Katar 2022 dhe që erdhën pas fitores 5-0 me San Marinon në "Wembley".
Shqipëria do të luajë mbas tri ditësh me San Marinon në transfertë.
SHQIPËRI – ANGLI 0-2
Shënues: /Kejn 38', Maunt 63'
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja
ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt, Kejn, Stërling. Trajner: G. Southgejt.
MINUTË PAS MINUTE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Anglisë.
90’+1’ Kejn shfaqet në të majtën dhe me një diagonale tenton protën duke synuar shtyllën e dytë.. Sfera devijohet në goditje nga këndi.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
88’ Ramadani në fushë në vend të Laçit, Reja bën një zëvendësim të fundit duke shtyrë Gjasulën më përpara.
83’ Shqipëria qarkullon më shumë topin në këto minuta, pas ndryshimeve të Rejas, por duket sikur e ka të vështirë të nxjerrë një lojtar në pozicion shënimi.
79’ Hysaj nga e djathta mundohet të krijojë dy raste të rrezikshme për portën angleze, por pa arritur të nxjerrë shokë të skuadrës para Poup ndërsa më pas ndëshkohet me të verdhë pasi ndal Sterling me një faull taktik.
73’ Tjetër mundësi e artë për Anglinë, kur një harkim nga e djathta devijohet nga Kejn te Sterling. Për fat sulmuesi nuk gjen si duhet kontaktin me topin nga e majta dhe më pas Kejn shkakton faull në sulm.
71’ Reja largon nga fusha Baren, për të aktivizuar Memushajn në minutat e fundit.
63’ GOOOL Anglia, shënon Maunt.Anglia na ndëshkon sërish. Asisti i Herri Kejn dhe finalizim i Mason Maunt, talentit të Chelsea, i cili nuk gaboi përballë Etrit Berishës.
59’ Manaj, Lenjani dhe Gjasula futen në fushë në vend të Brojës, Memollës dhe Çikalleshit.
57’ Goditje nga këndi për Anglinë, Kejn devijon përsëri mes mbrojtësve shqiptarë, por fluturon sferën mbi treversë.
54’ Gjimshiti eviton një rrezik teksa largon një krosim të Uoker.
52’ Shtylla shpëton përsëri Shqipërinë. Një aksion i Streling nga e majta gjen Foden i cili gjuan me portën e hapur para. Berisha reagon në mënryë spektakolare dhe deivjon sferën në shtyllë, ndërsa më pas largon mbrojtja.
49’ Maunt nis një pasim të shkëlqyer për Sterling, por Hysaj rikuperon topin në kohë dhe pastaj qetëson lojën duke nxjerrë para kuqezinjtë.
46’ Nis pjesa e dytë pa asnjë ndryshim në radhët e dy skuadrave.
45' Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Anglisë: 0-1. Shënues Kejn, minuta e 38-të.
41’ Traversa shpëton Shqipërinë nga rezultati 0-2. Një tjetër harkim nga e majta për Anglinë me Kejn i cili godet, por gjen traversën.
38’ GOOOL Anglia, shënon Kejn.
33’ Uoker lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e Berishës i cili kontrollon qetësisht.
28’ Hysaj është perfekt në mbylljen e një aksioni te anglezëve dhe pastaj nis një pasim në qendër për dyshen e sulmit. Por as Broja e as Uzuni nuk përfiojnë nga kjo mundësi dhe shohin sferën të shkojë në duart e portierit.
22’ Herri Kejn provon të gjuajë direkt në portë, sfera bllokohet nga muri dhe gjyqtari sinjalizon një faull në favor të kuqezinjve.
21′ Bare është i ndëshkuari i parë pas një faulli ndaj Maunt në një zonë të rrezikshme në limitet e zonës kuqezi.
18’ Kontroll i plotë i lojës nga Anglia, me Shqipërinë që është e kthyer hermetikisht duke pritur prapa për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm të mundshëm.
13’ Kundërsulm perfekt i kuqeiznjve, Hysaj nxjerr të vetëm para portës Uzunin i cili gjuan i vetëm para portierit, por për fat të keq nuk gjen katërkëndorin me sferën që fluturon mbi traverse. Shans i pabesueshëm i kuqezinjve.
10’ Goditje nga këndi për Anglinë, Stouns kërcen dhe gjuan me kokë, por sfera fluturon lart mbi traversë.
8’ Një top i gjatë për Brojën nga e majta, krahu ku duket se mund të sulmomë pak më shumë, por sfera mbërrin në duart e portierit Poup.
6’ Çikalleshi i rrëmben topin Foden, por sapo kalon mesfushën humbet sferën. E vështirë në këto minuta për Shqipërinë të dalë nga gjysmëfusha e saj.
2’ Menjëherë rrezikshëm anglezët me një top të gjatë për Sterling, Vesli largon sferën me kokë para sulmuesit.
1’ Nis ndeshja në “Air Albania” me shkelmimin e parë nga qendra të Anglisë.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja
ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt, Kejn, Stërling. Trajner: G. Southgejt.
DETAJET
Shqipëria ndeshjen e parë ka fituar minimalisht 0-1 ndaj Andorrës në transfertë falën golit të Lenjanit, ndërsa Anglia ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj San Marinos në “Wembley”. Takimi është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” dhe do të luhet pa praninë e tifozëve, për arsye edhe të masave anti-COVID.
KOEFICIENTËT E BASTEVE
Anglia është skuadra superfavorite për të regjistruar emrin mes 13 europianeve që do të jenë në Botërorin “Katar 2022”. Dhe për kompanitë e basteve, është dukshëm e qartë se sa favoritë janë edhe për këtë ndeshje, teksa vlerësohet me koeficientin 1.25 për fitoren përballë 13 që kuotohet Bastet triumfi i Shqipërisë. Për barazimin kuota është 5.25.
STATISTIKAT E PËRBALLJEVE
Ndeshja e sotme përkon fiks me atë të 20 viteve më parë kur më 28 mars 2001, kur Shqipëria mundej 3-1 në stadiumin kombëtar, që asokohe mbante emrin “Qemal Stafa”. Përballja me Anglinë do të jetë ndeshja e pestë në histori pas atyre të luajtura për kualifikueset e botërorit 1990 dhe 2002. Në katër ndeshjet e shkuara me Anglinë - të gjitha të humbura - Shqipëria ka pësuar 12 gola dhe ka shënuar vetëm një herë me anë të Altin Rrakllit në ndeshjen e 20 viteve më parë, ndërkohë që i është anuluar një gol i Sulejmand Demollarit në "Wembley".